You are here:
Python Software Developer Course - CodingDuo - Online

Python Django Course: Learn Web Development with Django Framework

Arkitektura e Django REST Framework (DRF) është e ndërtuar mbi kornizën e fuqishme të Django. Django është një framework i fuqishme i shkruar në Python për zhvillimin e aplikacioneve web. Përdorimi i Django REST Framework lejon programuesit të krijojnë API-të (Application Programming Interfaces) të fuqishme dhe të sigurtë në mënyrë të lehtë dhe efikase. DRF përdor modele të Django për përfaqësimin dhe manipulimin e të dhënave nëpërmjet API-të. Për trajtimin e të dhënave dhe përcaktimin e formatit të shpërndarjes, DRF përdor serializers. Pamjet e API-ve mund të jenë generike ose të bazuar në funksione, dhe përdorin routers për të lidhur URL-të me pamjet e caktuara.

Original price was: 1200 €.Current price is: 900 €.

Seanca

32 seanca

Ore

96 ore

Gjuha

Shqip/Anglisht

Framework

Django REST

From Bit To Byte:

Python MasterClass: Nga Zero në Python Software Developer

Python MasterClass” – “Udhëzuesi i Avancuar në Zhvillimin e Softuerëve Python / Django REST”

Ky kurs ofron një udhëzim të plotë në krijimin e projekteve reale, duke filluar nga ideja e projektit deri te njohuria e thellë e teknologjive Python / Django REST, ndërtimi i databazave, testimi i kodit, dhe zhvillimi i logjikës së biznesit. Këtë udhëzues e kemi hartuar me qëllim që studentët të marrin një përvojë të plotë në botën e zhvillimit të softuerëve, duke i përgatitur ata për sfidat e tregut të avancuar të teknologjisë informative dhe shkencave kompjuterike.

Çfarë ofron kursi

  • Përshtatet për studentët me njohuri të avancuara në deget e teknologjisë dhe shkencave kompjuterike.
  • Grupet e vegjël, me një numër maksimal prej 7 studentëve, ofrojnë një mjedis të personalizuar dhe të fokusuar në të cilin secili student përfiton nga vëmendja e instruktorit.
  • Themelimi i një projekti nga zero dhe zhvilloni një aplikacion në gjuhën e programimit Python, duke përdorur framework-un Django REST.
  • Ndërtimi i databazave dhe përdorimi i tyre në kontekstin e projekteve reale.
  • Shpjegim i detajuar për modelimin e të dhënave, krijimin e tabelave, dhe implementimin e lidhjeve të ndryshme në databazë.
  • Përqendrohemi në logjikën e biznesit dhe sigurojmë që çdo projekt të ketë një qëllim dhe një përdorueshmëri reale.
  • Ndihmojmë studentët të transformojnë idetë në një realitet të prekshëm, duke përdorur praktika të zakonshme të industrisë.
  • Mësoni teknikat më të fundit të testimin e kodit ne backend dhe praktikat e mira të zhvillimit që janë të domosdoshme për një ambient të qëndrueshëm dhe efikas në industrinë e IT.
  • Përfundoni kursin duke fituar titullin e Python Software Developer.
  • Mbështetje e vazhdueshme për përfshirje në tregun e punës dhe zhvillim të karrierës.

Regjistrohu

Facebook
WhatsApp
LinkedIn