Coding Duo - From Bit To Byte
Coding Duo është themeluar në vitin 2020 si një akademi që ofron mentorim për studentë në disa gjuhë programimi. Ideja e krijimit të Coding Duo ka lindur nga nevoja për një platformë efektive dhe të personalizuar të mentorimit në fushën e programimit dhe zhvillimit të softuerëve. Themeluesit kanë vënë re një hendek midis nevojave të tregut të punës dhe përvojës së studentëve, duke sjellë në jetë një platformë që ofron mentorim praktik dhe shpërndan njohuri të thelluara në industrinë e teknologjisë.
Fokusi i Coding Duo është të sigurojë një përvojë të personalizuar dhe efektive të mentorimit duke kufizuar grupet e studentëve në seancat e tyre nën 7 persona. Kjo strategji ka për qëllim të mbajë një nivel cilësie të lartë në procesin e mentorimit. Përveç kësaj, akademia fokusohet në ofrimin e projekteve të ndërtuara në logjikë biznesi reale, duke siguruar që studentët të përjetojnë një trajnim praktik që i përgatit ata për sfidat e vërteta të industrisë.
Një aspekt i rëndësishëm i fokusit të Coding Duo është edhe mbeshtetja e studentëve deri në fazën e intervistës së parë për punë, duke siguruar që ata të kenë sukses në kalimin nga trajnimi në përdorim praktik në kompanitë e tyre të preferuara. Mentoret e Coding Duo japin kurset duke përdorur njohuritë dhe eksperiencën e tyre të pasur në fushën e teknologjisë dhe zhvillimit të softuerëve.
Zgjidh nje eksperience unike ne Coding Duo
Dhe puno ne menyre te pavarur
Suport ne Zhvillim Projektesh Personale
Bashkepunim
Strategji & Efikasitetin
Online & Remote
Orar Fleksibel
Integritet & Karriere

Paola Braho
PM | Software Engineere

Albon Idrizi
FullStack Developer

Xhoi Beshiri
Fullstack Software Developer

Grigorina Boce
Fullstack Developer
