You are here:
Course: Become an Angular Software Developer

Angular Software Developer Course: Master Web Development with TypeScript and Angular Framework

Angular është framework per zhvillimin të aplikacioneve front-end, e cila është produkt i Google. Ky framework përdor TypeScript si gjuhë programimi kryesore. TypeScript është një version i pasuruar i JavaScript, duke shtuar një sërë veçorish të orientuara nga objekti. Arkitektura e Angular është bazuar në një model komponenti, ku pjesët e ndryshme të një aplikacioni janë të organizuara si komponente të pavarura, të cilat janë përgjegjëse për logjikën, pamjen, dhe sjelljen e tyre. Angular përdor një sistem modulesh për menaxhimin e aplikacioneve dhe mundëson një lidhje të fuqishme me shërbimet dhe përdorimin e direktivave për manipulimin e DOM. Kjo arkitekturë e moduluar dhe e komponenteve bën Angular një zgjedhje të popullarizuar për programuesit që synojnë krijimin e aplikacioneve komplekse dhe dinamike në web.

Original price was: 1200 €.Current price is: 900 €.

Seanca

32 seanca

Ore

96 ore

Gjuha

Shqip/Anglisht

From Bit To Byte:

Angular MasterClass: Nga Zero në Angular Software Developer

Angular TypeScript MasterClass” –”Udhëzuesi i Avancuar në Zhvillimin e Softuerëve TypeScript / Angular”

Ky kurs ofron një udhëzim të plotë në krijimin e projekteve reale, duke filluar nga ideja e projektit deri te njohuria e thellë e teknologjive TypeScript / Angular, ndërtimi i moduleve, komponenteve, testimi i kodit, dhe zhvillimi i logjikës së biznesit. Këtë udhëzues e kemi hartuar me qëllim që studentët të marrin një përvojë të plotë në botën e zhvillimit të softuerëve, duke i përgatitur ata për sfidat e tregut të avancuar të teknologjisë informative dhe shkencave kompjuterike.

Çfarë ofron kursi

  • Përshtatet për studentët me njohuri të avancuara në deget e teknologjisë dhe shkencave kompjuterike.
  • Grupet e vegjël, me një numër maksimal prej 7 studentëve, ofrojnë një mjedis të personalizuar dhe të fokusuar në të cilin secili student përfiton nga vëmendja e instruktorit.
  • Themelimi i një projekti nga zero dhe zhvilloni një aplikacion në gjuhën e programimit TypeScript, duke përdorur framework-un Angular.
  • Ndërtimi i moduleve , komponenteve dhe përdorimi i tyre në kontekstin e projekteve reale.
  • Shpjegim i detajuar për lidhjet mes komponenteve, serviceve dhe shfaqjes së të dhënave për përdoruesin.
  • Përqendrohemi në logjikën e biznesit dhe sigurojmë që çdo projekt të ketë një qëllim dhe një përdorueshmëri reale.
  • Ndihmojmë studentët të transformojnë idetë në një realitet të prekshëm, duke përdorur praktika të zakonshme të industrisë.
  • Mësoni teknikat më të fundit të testimin e kodit ne frontent dhe praktikat e mira të zhvillimit që janë të domosdoshme për një ambient të qëndrueshëm dhe efikas në industrinë e IT.
  • Përfundoni kursin duke fituar titullin e TypeScript / Angular Software Developer.
  • Mbështetje e vazhdueshme për përfshirje në tregun e punës dhe zhvillim të karrierës.

Regjistrohu

Facebook
WhatsApp
LinkedIn