You are here:
Fullstack Software Developer Course

Fullstack Software Developer Course: Master Frontend with Angular and TypeScript, Backend with Python Django

Kursi Fullstack Developer me teknologji TypeScript rrit sigurinë dhe lexueshmërinë e kodit front-end, ndërsa Django siguron një arkitekturë të fortë për menaxhimin e pjesës backend. Ky kombinim lejon një komunikim efikas mes frontend dhe backend, duke garantuar një përformancë të shkëlqyer dhe sigurinë e të dhënave. Përvoja e zhvillimit dhe mirëmbajtja e lehtësuar bëjnë këtë kombinim ideale për aplikacione të avancuara.  

Original price was: 1800 €.Current price is: 1000 €.

Seanca

32 seanca

Ore

96 ore

Gjuha

Shqip/Anglisht

Framework

Angular & Django REST

From Bit To Byte:

Fullstack MasterClass: Nga Zero në Fullstack Software Developer

Fullstack MasterClass” –”Udhëzuesi i Avancuar në Zhvillimin e Softuerëve Angular / Python”

Ky kurs ofron një udhëzim të plotë në krijimin e projekteve reale, duke filluar nga ideja e projektit deri te njohuria e thellë e teknologjive TypeScript / Python, ndërtimi i modeleve, zhvillimi i logjikës së biznesit ne backend dhe shfaqja e të dhënave në frontend. Këtë udhëzues e kemi hartuar me qëllim që studentët të marrin një përvojë të plotë në botën e zhvillimit të softuerëve, duke i përgatitur ata për sfidat e tregut të avancuar të teknologjisë informative dhe shkencave kompjuterike.

Çfarë ofron kursi

  • Përshtatet për studentët me njohuri të avancuara në deget e teknologjisë dhe shkencave kompjuterike.
  • Grupet e vegjël, me një numër maksimal prej 7 studentëve, ofrojnë një mjedis të personalizuar dhe të fokusuar në të cilin secili student përfiton nga vëmendja e instruktorit.
  • Themelimi i një projekti nga zero dhe zhvilloni një aplikacion në gjuhën e programimit TypeScript dhe Python, duke përdorur framework-et Angular dhe Django REST.
  • Ndërtimi i moduleve, komponenteve, lidhja me databazën dhe përdorimi i tyre në kontekstin e projekteve reale.
  • Shpjegim i detajuar për lidhjet mes komponenteve, serviceve dhe shfaqjes së të dhënave për përdoruesin.
  • Përqendrohemi në logjikën e biznesit dhe sigurojmë që çdo projekt të ketë një qëllim dhe një përdorueshmëri reale.
  • Ndihmojmë studentët të transformojnë idetë në një realitet të prekshëm, duke përdorur praktika të zakonshme të industrisë.
  • Mësoni teknikat më të fundit të testimin e kodit ne frontent dhe praktikat e mira të zhvillimit që janë të domosdoshme për një ambient të qëndrueshëm dhe efikas në industrinë e IT.
  • Përfundoni kursin duke fituar titullin e Fullstack Software Developer. 
  • Mbështetje e vazhdueshme për përfshirje në tregun e punës dhe zhvillim të karrierës.

Regjistrohu

Facebook
WhatsApp
LinkedIn