Project Management (PM) | Software Engineer

Paola Braho

Project Management (PM) | Software Engineer

Eksperienca ime shtrihet në fushat e frontend dhe backend të teknologjisë, duke punuar me disa gjuhë programimi dhe framework të ndryshme, me fokus të veçantë në software development. Kam njohuri të thella në Angular – web application framework, bazuar në TypeScript. Dhe Spring Boot – framework për të ndërtuar Java-based, enterprise-level, dhe stand-alone applications.

Në karrierën time, kam mbajtur pozicione të ndryshme duke filluar nga Software Developer, duke kaluar në rolin e Project Manager dhe më pas duke marrë përgjegjësi si Product Owner. Programimi është pasioni im dhe unë përdor këtë pasion si burim motivimi për të avancuar dhe për të arritur sukses në projektet që ndërtoj.

Gjatë rrugëtimit tim profesional, kam zhvilluar aftësinë për të mësuar gjithmonë dhe për të përparuar. Mentorimi është një pjesë thelbësore e eksperiencës sime, duke përkrahur dhe ndihmuar të rinjtë e talentuar në fushën time. Kam njohuri të thella për të udhëhequr dhe për të ofruar këshilla karriere në mënyrë që ata të mund të ecin përpara me sukses.

Mentorimi është një detyrë që e konsideroj si një investim në të ardhmen e profesionistëve të rinj. Gjatë mentorimit që zhvilloj, kam vënë re se studentët që ndjekin këshillat dhe udhëzimet e mia kanë arritur suksese të mëdha në zhvillimin personal dhe profesional. Unë i përkushtohem dhe ndihmoj ata në përmbushjen e synimeve të tyre në këto fusha.

Mentoret Tane