Laura – Histori Suksesi ne Coding Duo
Cfarë mësova unë në Coding Duo Academy
Si studente, kam ndjekur një kurs intensiv gjashtëmujor në zhvillimin e softuerit, të fokusuar në gjuhën programuese Java dhe framework-un Spring Boot. Kursi u mbajt online me metodologji one-to-one, që më mundësoi një përvojë të personalizuar dhe të drejtpërdrejtë me mentoren. Metodologjia e mësimdhënies ishte e gjitha e fokusuar në një praktikë reale pune. Përvetësova aftësitë dhe nivelin tim në Client-side, Server-side dhe të gjithë projektin e ndërtuam me Agile Metodolgy, duke e bërë të mundur përshtatjen shpejt në ndryshimet e projektit dhe rritjen e efikasitetit.
Projekti kryesor që kemi zhvilluar ishte ndërtimi nga fillimi i një aplikacioni për menaxhimin e një biznesi, duke përdorur teknologjitë e backend. Ky aplikacion mundëson menaxhimin e të dhënave dhe automatizimin e proceseve të ndryshme brenda biznesit, e gjitha kjo në një mjedis remote dhe local. Gjatë zhvillimit, proceset e testimin dhe debug në kodi ishin të përsëritura, të cilat ndihmuan në identifikimin dhe korrigjimin e çdo gabimi, duke siguruar që aplikacioni të funksiononte pa probleme dhe ishte i qëndrueshëm për përdorim real.
Ky kurs ka qenë një rrugëtim i thellë në botën e zhvillimit të softuerit, duke më ofruar njohuri të thella teknike si dhe aftësi praktike në përdorimin e teknologjive të fundit në fushën e teknologjisë së informacionit.
👩💻 Skills Laura learned
Eksperienca dhe Suksesi
Procesi i mësimit ishte i frutshëm, duke u bazuar në një kurrikulë të strukturuar dhe një metodologji praktike që lehtësoi asimilimin dhe aplikimin e koncepteve komplekse në kontekstin profesional. Mentoria individuale ofroi një përvojë të thelluar dhe të shpejtuar të mësimit. Njohuritë e fituara ishin thelbësore në sigurimin e angazhimit tim aktual profesional, ku demonstrata e njohurive në zhvillimin me Java Spring Boot në intervistë tregoi përgatitjen për projekte praktike. Kursi ndikoi në avancimin e aftësive teknike dhe bëri të mundur ndjekjen e një karriere të suksesshme. Jam falënderues për ndikimin e ndjeshëm të mësimit dhe aftësive të fituara.
Këshilla dhe Orientime
Në rrugëtimin tim për t’u bërë Software Engineer, trajnimi gjashtëmujor që ndoqa në Coding Duo shërbeu si një udhërrëfyes kyç drejt suksesit. Ky trajnim jo vetëm që më mundësoi të siguroja një pozicion në Capgemini Engineering, një lider në sektorin e teknologjisë në Europë, por gjithashtu më armatosi me vetëbesim të palëkundur në aftësitë e mia për të përballuar sfidat në këtë fushë të madhe dhe të bukur. Tani me bazë në Lisbonën e mrekullueshme, Portugali, unë ftoj me entuziazëm të gjithë të apasionuarit për teknologji të marrin pjesë në këtë kurs transformues. Investoni në dijet që jo vetëm që do t’ju çojnë drejt arritjeve profesionale, por do t’ju japin edhe vetëbesimin për të përballuar dhe triumfuar mbi çdo sfidë. Bashkohuni me mua për të eksploruar dhe shfrytëzuar mundësitë pa fund në fushën e inxhinierisë softuerike.